Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se bota është e lumtur që ka aq shumë vaksina eksperimentale për Kovid-19, që konfirmon me faktin se për momentin zbatohen më shumë se 150 faza të hershme të testimeve.
Në fund të takimit hulumtues dyditor u theksua se 17 institucione dhe qendra hulumtuese që tentojnë për të gjetur vaksinë tani më janë në fazë të testimeve ndaj njerëzve dhe se një pjesë e tyre deri në fund të vitit pritet të konfirmohen si efikase, edhe pse ende është larg datës për prodhimin e vaksinës së licencuar.
“Ne jemi shumë të inkurajuar nga avancimi i këtyre kandidatëve për vaksina dhe i presim rezultatet”, ka thënë ekspertja për vaksinim në OBSH, Ana Maria Enazo Restapo, transmetojnë mediumet amerikane.
Ajo shtoi se pret testim masiv të disa vaksinave eksperimentale, duke i përfshirë edhe ato të Universitetit Oksford dhe kompaninë AstraZeneka, me të cilat duhet të sigurohen të dhëna për efikasitetin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.