×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Bota po bën progres të ngadaltë për t’i dhënë fund pandemisë

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 20:10

    Progresi drejt përfundimit të pandemisë COVID-19 dhe përgatitjes për shpërthime të ardhshme është i ngadaltë dhe i pabarabartë, paralajmëron një raport i ri.

    Raporti, i quajtur “Duke humbur kohë”, vjen nga ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, të cilët u emëruan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të kryesuar një panel të pavarur për gatishmëri ndaj pandemisë.

    Në raport ata sugjerojnë se përparimi kundrejt virusit është frenuar nga mungesa e unitetit – 1.65 milion njerëz të tjerë kanë vdekur, pjesë të mëdha të botës kanë pak ose aspak akses në vaksina, ndërsa vendet e pasura po japin përforcues.

    Është veçanërisht kritike për industrinë farmaceutike, që duke sugjeruar se bota është peng i kompanive, interes kryesor kanë fitimin, shkruan BBC. Raporti thotë se dështimi për të punuar së bashku po e zgjat pandeminë dhe po na lë të papërgatitur për të ardhmen.

    Paralajmërimi vjen përpara një takimi të vendeve anëtare të OBSH-së në Gjenevë, për të diskutuar një traktat global të pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!