Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi.
Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.
Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.
Yesterday @WHO delivered its first medical shipment into #Gaza since 2 March – 9 trucks carrying essential medical supplies, 2000 units of blood, and 1500 units of plasma.
The supplies were transported from Kerem Shalom, without any looting incident, despite the high-risk… pic.twitter.com/umwGRNXvXM
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) June 26, 2025
Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.
Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.
“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.
“Gjaku dhe plazma iu dorëzuan njësisë për ruajtjen në frigorifer të Kompleksit Mjekësor Naser, për t’u shpërndarë më pas nëpër spitalet që po përballen me mungesa kritike, teksa po rritet numri i të plagosurve, shumica e të cilëve po plagosen pranë qendrave për shpërndarjen e ushqimeve”.
Javën e kaluar, OBSH-ja tha se vetëm 17 nga 36 spitalet e Gazës funksiononin pjesërisht ose në minimumin e kapaciteteve, ndërsa pjesa tjetër ishin plotësisht jashtë funksionit.
Tedros tha se katër kamionë të OBSH-së ende janë në pikalimin Kerem Shalom dhe shumë të tjerë janë rrugës drejt Gazës.
“Megjithatë, këto furnizime mjekësore janë si një pikë ujë në oqean. Duhet ndihmë në shkallë të madhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.