×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Dyfishim i rasteve me Covid-19 në rrafshin global në 6 javë

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 16:24

    Të paktën 16 milionë raste me Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në OBSH dhe mbi 640 000 vdekje.


    Ndërkohë, pandemia vazhdon të përshpejtohet.

    ”Në 6 javët e kaluara, numri i përgjithshëm i rasteve pothuajse është dyfishuar”, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e rregullt për shtyp për koronavirusin e ri.

    ”E enjtja e ardhshme shënon edhe gjashtëmujorin nga shpallja e urgjencës globale shëndetësore”, shtoi ai.

    “Kjo është hera e gjashtë që një emergjencë globale shëndetësore është deklaruar në bazë të rregulloreve ndërkombëtare të shëndetit dhe është më seriozja”, theksoi Ghebreyesus/ANSA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!