Fëmijët nën moshën 5 vjeç nuk duhet të vendosin maskë mbrojtëse, bëri të ditur OBSH dhe UNICEF.
Të miturit deri në 5 vjeç janë më pak të prekshëm nga virusi dhe rrezikojnë shumë më pak ta përhapin atë edhe tek të tjerët.
Por sipas studimeve të të dhënave të muajve të fundit, adoleshentët kanë një rol shumë aktiv në transmetimin e virusit në krahasim me të vegjlit që kanë rrezik thuajse zero.
OBSH ka shpërndarë edhe udhëzimet sipas disa grup-moshave. Kështu fëmijët deri në 5 vjeç nuk kanë nevojë për maskë, as në ambiente të mbyllura apo të populluara. Rreziku rritet nga mosha 6 deri në 11 vjeç, që sipas rekomandimit të OBSH dhe UNICEF, duhet ta vënë maskën, kryesisht në ambientet e mbyllura ku ka intensitet më të lartë transmetimi, kryesisht në parqet e lojërave, transmeton Balkanweb.
Sa i takon grupmoshës nga 12 vjeç e lart, ata duhet të trajtohen njësoj si të rriturit. Po njësoj si të rriturit, adoleshentet duhet të ruajnë edhe distancën fizike e të kujdesen për higjienën personale. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.