×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Finalja e Euro 2020 me tifozë pa maska është katastrofike

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 16:13

    Epidemiologia e OBSH-së Maria Van Kerkov, shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe përhapjen e variantit Delta pas finales së djeshme Angli-Itali. Sipas saj, tifozët pa maska do të jenë burim i përhapjes së mëtejshme të virusit dhe varianteve të reja.


    Van Kerkoy e përshkroi ndeshjen me më shumë se 60,000 tifozë në finalen e kampionatit europian të futbollit “katastrofike”.

    “Pandemia nuk bëri pushim sot … varianti Delta do të shfrytëzojë të pavaksinuarit dhe personat pa maska.” Katastrofike, “shtoi ajo.

    Rikujtojmë se kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vazhdimisht vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë në finale, duke thënë se do të merreshin masat e duhura.

    Globalisht, shkalla e infeksioneve me koronavirus ka shënuar rritje. Javën e kaluar janë shënuar mbi 2.6 milionë raste të reja; Europa ka përjetuar një rritje prej 30 për qind të rasteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!