×
  • Lajme
  • Botë

    OBSh-ja për COVID-19: Më e keqja nuk ka ardhur ende

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 18:46

    Më e keqja e pandemisë Covid-19 “nuk ka ardhur ende”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).


    Drejtori i OBSH-së Dr Tedros Ghebreyesus pretendoi se përhapja e virusit në të vërtetë vetëm sa po përshpejtohej, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

    Ai tha se vendet si Koreja e Jugut, Kina, Gjermania, Singapori dhe Japonia kishin vërtetuar se ekziston një plan për ta mposhtur sëmundjen.

    Në krye të skemave të gjurmimit të kontaktit, këto kombe gjithashtu kanë deleguar përgjegjësi për testimin te ekipet lokale të shëndetit publik dhe u kanë dhënë udhëheqësve rajonalë fuqinë për të zbatuar izolimet rajonale.

    Megjithëse shumë vende kanë bërë përparim, globalisht përhapja e virusit po përshpejtohet”, potencoi shefi i organizatës.

    “Më e keqja nuk ka ardhur ende”, shtoi tutje ai.

    Aktualisht, në botë 10,474,029 persona janë infektuar me coronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!