×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Ky nuk është një virus i lehtë dhe vështirë se mund të ndalet

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 20:30

    Sëmundja e COVID-19 vështirë duket se do të ndalet, dhe është e rëndësishme të identifikohet se si e mbizotëroi jetën njerëzore, tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore nga OBSH.


    “Ky virus vështirë se mund të ndalet”, u shpreh ai.

    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të parandaluar përhapjen e virusit, njerëzit duhet të reflektojnë mbi informatat që dihen për sa i përket virusit; qoftë mënyrave të shumta të transmetimit si dhe ekzistencës së një transmetimit asimptomatik dhe presimptomatik.

    “Ky nuk është një virus i lehtë, dhe nuk mund të ndalet lehtësisht”, tha eksperti.

    Reagimi i Ryan vjen pasi rastet me coronavirus po rriten globalisht, sakaq numri i të prekurve ka shkuar në afër 20 milionë, ndërsa 732 mijë persona kanë ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!