×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH njofton se mutacioni indian i koronavirusit është përhapur në 44 vende

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 22:54

    India është bërë “vatra” më e nxehtë në botë për nga numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi për shkak të mutacionit të ri që ka shpërthuar në këtë vend.


    Tejet shqetësues është fakti se varianti B.1.617 i Sars-COVID-2, është identifikuar në dhjetëra shtete në të gjitha kontinentet, duke u shndërruar në një shqetësim global dhe në rrezikun më të madh për rikthimin e virusit që paralizoi ekonominë botërore me një valë të re shkatërrimtare. Ky variant i mutacionit është më i rrezikshëm se varianti origjinal i virusit, duke qenë më ngjitës, më vdekjeprurës dhe më rezistent përkundrejt vaksinave.

    Pas Indisë, më shumë raste të këtij mutacioni ka Mbretëria e Bashkuar e cila ndiqet nga Brazili dhe Afrika e Jugut dhe 41 shtete të tjera. Aktualisht nga ky variant i virusit raportohet se kanë ndërruar jetë më shumë se 300 mijë njerëz, pjesa më e madhe e tyre në Indi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!