“Ne mund ta ndalojmë COVID-19. Nuk duhet të presim vaksinën, ne duhet ta ndalojmë pandeminë tani”. Kështu deklaroi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi.
“Ne duhet të mbështesim dhe të përshpejtojmë me vaksinën, por ne duhet gjithashtu të shpëtojmë jetë tani duke përdorur mjetet që disponojmë”, shtoi ai.
“Gjurmimi është thelbësor për të gjetur dhe izoluar personat e infektuar, për të vendosur kontaktet e tyre në karantinë dhe për të parandaluar shpërthimet lokale”, ritheksoi ai.
“Masat kufizuese mund të ndihmojnë në reduktimin e transmetimit, por ato nuk mund ta ndalojnë COVID-19”, tha Ghebreyesus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.