×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Nuk ka arsye të ndalohet përdorimi i vaksinës së AstraZeneca

    Reporteri
    12 Mars 2021 | 15:32

    Vendet nuk duhet të ndalojnë përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca nga frika se kjo vaksinë shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.


    Sipas BBC, Bullgaria është vendi i fundit që mori vendim të pezullojë përdorimin e kësaj vaksine.

    Mirëpo, një zëdhënëse e OBSH-së tha në një konferencë të premten se nuk kishte ndonjë lidhje midis vaksinës dhe zhvillimit të një mpiksjeje.

    Margaret Harris tha se ishte një “vaksinë e shkëlqyeshme” dhe se duhet të vazhdojë të përdoret.

    Bëhet e ditur se rreth pesë milionë evropianë e kanë marrë tashmë vaksinën e AstraZeneca-s.

    Deri më tani janë raportuar rreth 30 raste në Evropë të “rasteve tromboembolike” – ose zhvillimit të mpiksjes së gjakut pas administrimit të vaksinës.

    Harris deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë po heton raportet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!