×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Paratë mund ta përhapin koronavirusin

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 23:25

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se paratë mund ta përhapin koronavirusin.


    Në deklaratën e OBSH-së thuhet se njerëzit duhet ti lajnë duart pasi ti prekin paratë, e në veçanti para se të konsumojnë ushqim.

    Në vend të kësaj propozohet të bëhen pagesa pa prekje të parave.

    “Ne e dimë se paratë ndryshojnë duart shpesh dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve dhe gjëra të tilla. Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin paratë e gatshme dhe të mos prekin fytyrën”, tha një përfaqësues i OBSH-së, shkruan Business Insider.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!