×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Përhapja e coronavirusit po përshpejtohet nga 20, 30 dhe 40-vjeçarët

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 11:20

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të martën se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.


    Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë këtë muaj se shifrat e të rinjve të infektuar është rritur në nivel global, duke rrezikuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët.

    “Epidemia është duke ndryshuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.

    “Personat e moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin. Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”.

    Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 persona dhe ka infketuar 22 milionë banorë në nivel global, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters./rel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!