×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH pezullon testimin e ilaçit të malaries ndaj pacientëve me coronavirus

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 8:07

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar testimin e hidroksilklorinës si një trajtim të mundshëm të COVID-19, pas shqetësimeve të sigurisë së shëndetit.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump, pati deklaruar se i njëjti e ka përdorur atë për t’u mbrojtur nga coronavirusi.

    Ndërkaq ky vendim nga OBSH erdhi pasi të premten një studim zbuloi nivele më të larta të vdekshmërisë së pacientëve me COVID-19 që e përdorën ilaçin.

    “Grupi ekzekutiv ka zbatuar një pauzë të përkohshme të ilaçit kundër malaries, ndërsa të dhënat për siguri janë rishikuar”, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Ndërkohë OBSH bën të ditur se testimi i ilaçeve të tjera është duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!