×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Të vaksinohet 60-70 për qind e popullsisë për të ndaluar virusin

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 23:40

    Përafërsisht 60 deri në 70 për qind e popullsisë së botës duhet të vaksinohen për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).


    Një vlerësim i tillë bazohet në disa studime, tha Catherine O’Brien, kreu i departamentit të vaksinimit të OBSH-së, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

    Ajo theksoi se shkalla e kërkuar e imunizimit për këtë pandemi do të bëhet më e qartë kur dihet më shumë rreth vaksinave që janë testuar deri më tani, raporton New York Times.

    “Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion,” tha përfaqësuesja e OBSH-së.

    Përveç asaj sa janë në gjendje vaksinat të parandalojnë infeksionin COVID-19, pyetja është nëse ato e bëjnë më të vështirë për njerëzit pa simptoma për të mbajtur virusin në hundë dhe fyt, dhe nëse e bëjnë më të vështirë transmetimin e virusit nga një person te tjetri, shtoi O’Brien./Kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!