Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se shtetet që kanë shënuar rënie të infeksioneve me koronavirus, prapë mund të goditen nga një kulm i ri i rasteve.
Vendet ku infeksionet e koronavirusit janë në rënie, ende mund të përballen me një kulm të dytë të menjëherëshëm, nëse ata heqin dorë shumë shpejt në masat për të ndaluar shpërthimin, ka thënë OBSH, raporton Reuters – transmeton Reporteri.net.
“Bota është ende në mes të valës së parë të shpërthimit të koronavirusit”, ka thënë për një konferencë në internet kreu i urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, duke përmendur që ndërkohë që rastet në shumë vende të botës janë në rënie, në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Afrikë, rastet janë duke u rritur.
Ryan ka thënë se epidemitë shpesh vijnë në valë, që do të thotë se shpërthimet mund të kthehen më vonë këtë vit në vendet ku vala e parë ka zbritur.
Ekzistonte gjithashtu një shans që normat e infeksionit të mund të ngriheshin përsëri më shpejt nëse masat për të ndaluar valën e parë do hiqeshin më shpejt .
“Kur flasim për një valë të dytë në mënynrë klasike, çfarë kuptojmë shpesh, do të ketë një valë të parë të sëmundjes në vetvete dhe më pas ajo do të përsëritet muaj më vonë. Dhe kjo mund të jetë një realitet për shumë vende Brenda disa muajsh”, ka thënë Dr. Ryan.
“Por ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se sëmundja mund të rritet në çdo kohë. Ne nuk mund të bëjmë supozime se thjehstë sepse sëmundja është në rrugëdalje tani, do vazhdojë të bjerë dhe ne do të kemi disa muaj për t’u përgatitur për një valë të dytë. Ne mund të kemi një kulm të dytë të rasteve në këtë valë.”, ka shtuar ai.
Shumë vende evropiane dhe shtete amerikane kanë ndërmarrë hapa javët e fundit për të hequr masat e bllokimit që frenuan përhapjen e sëmundjes, por shkaktuan dëme të mëdha për ekonominë./Reporteri/