×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Vdekjet nga malaria në Afrikë mund të dyfishohen

    Reporteri
    25 Prill 2020 | 10:57

    Moeti tha se dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës nga koronavirusi i ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe do të dyfishojë vdekjet.


    Drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën, dr. Matshidiso Moeti tha se dëmtimi i zinxhirit furnizues dhe shpërndarës nga koronavirusi i ri (COVID-19) do të ndikojë negativisht në luftën kundër malaries dhe do të dyfishojë vdekjet, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Në një mbledhje informuese për mediat, Moeti u bëri thirrje të gjitha vendeve të vazhdojnë punimet e tyre për parandalimin e malaries.

    “Analizat e fundit tregojnë se do të dyfishohen vdekjet e lidhura me malarien në Afrikën sub-sahariane, në rast se ndalon rrjeti për shpërndarjen e ‘perdeve mbi shtrat për pengimin e mushkonjave‘ dhe nëse bie menaxhimi i rasteve”, deklaroi Moeti e cila shtoi se kjo do të jetë niveli më i lartë i vërejtur në rajon që nga viti 2000.

    Javën e kaluar Moeti tha se ndërprerja e mbështetjes financiare e SHBA-së për organizatën do të ndikonte në luftën kundër sëmundjeve të tilla si poliomeliti, malaria dhe SIDA në kontinentitn e Afrikës.

    Sipas të dhënave të OBSH-së, në vitin 2018 në Afrikë nga malaria kanë vdekur rreth 360 mijë persona./AA

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!