Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se kufizimet e vendosura për të luftuar koronavirusin u lehtësuan shumë shpejt dhe theksoi se ishte një “recetë për katastrofë”.
Në konferencën në Gjenevë, ai tha se nëse vendet janë serioze në drejtim të zbutjes së masave, atëherë ato duhet të jenë serioze edhe në drejtim të luftimit të përhapjes së infeksionit dhe shpëtimit të jetës së njerëzve.
Ai vuri në dukje se arritja e këtij ekuilibri mund të duket e pamundur, por që nuk është kështu.
Diçka e tillë tashmë ka ndodhur dhe duhet të ndodhë, por vetëm nëse vendet kanë vendosur kontroll mbi përhapjen e infeksionit, vuri në dukje Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
Ghebreyesus është se sa më shumë vende të kontrollojnë virusin, aq më shumë ata mund të lehtësojnë kufizimet dhe paralajmëroi se masat lehtësuese pa kontroll infeksionin janë një “recetë për katastrofë”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.