×
  • Lajme
  • Botë

    OKB-ja miraton rezolutën për armëpushim në Libi

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 15:05

    Këshilli i Kombeve të Bashkuara, ka hedhur në votim një rezolutë e cila bën thirrje për armëpushim afatgjatë në Libi, ndonëse Rusia ka abstenuar votimin, pas kundërshtimeve që ka pasur në hartimin e dokumentit.


    Rezoluta që është hartuar nga Britania, është miratuar më 12 shkurt nga 14 pjesëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit, pas disa javëve të debatit, transmeton Reporteri.net.

    Aty është theksuar nevoja për armëpushim afatgjatë në Libi sa më shpejt, pa parakushte dhe është shprehur shqetësimi për rritjen e përfshirjes së mercenarve në Libi.

    Rusia ka kërkuar që termi “mercenarë” të zëvendësohet me “luftëtarë të jashtëm terroristë”.

    Moska e cila mbështetë gjeneralin ushtarak, Khalifa Haftar, është akuzuar nga ekspertët e OKB-së se po u ndihmon kontraktorëve ushtarakë rusë që luftojnë për Ushtrinë Kombëtare të Libisë në krye me Haftarin.

    Përveç Rusisë, gjenerali Haftar gëzon mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit.

    Rusia ka mohuar zyrtarisht perfshirjen në luftën civile në Libi.

    Ky ven është shkatërruar nga dhuna prej kur udhëheqesi Muammar Gaddafi është larguar nga pushteti dhe është vrarë më pas në vitin 2011.

    Rusia mbështetë Haftarin për dallim nga OKB-ja që përkrahë Qeverinë me bazë në Tripoli.

    Kjo qeveri ka afër vetës edhe Turqine e cila ka angazhuar pjestarët e ushtrisë së saj në këtë shtet./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!