×
  • Lajme
  • Botë

    OKB: Moti ekstrem ka shkaktuar vdekjen e 2 milionë njerëzve në 50 vitet e fundit

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 15:24

    Numri i katastrofave ekstreme të motit të nxitura nga ndryshimet klimatike është rritur pesë herë gjatë 50 viteve të fundit, duke lënë të vdekur më shumë se 2 milionë njerëz.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarje të tilla si përmbytjet dhe valët e nxehtësisë i kanë shkaktuar botës humbje prej 3 trilionë euro, sipas një agjencie të OKB-së.

    Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) thotë se raporti i saj i ri “Atlas”, është rishikimi më gjithëpërfshirës i vdekshmërisë dhe humbjeve ekonomike, të shkaktuara ndonjëherë nga moti, uji dhe ekstremet klimatike.

    Raportoi studion rreth 11 mijë fatkeqësi që ndodhën midis vitit 1979-2019, përfshirë katastrofat e mëdha si thatësira e Etiopisë në vitin 1983, e cila ishte ngjarja e vetme më fatale me 300 mijë vdekje, dhe Uragani Katrina në vitin 2005 që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 138.5 miliardë dollarësh.

    Po ashtu ky raport tregon një prirje përshpejtuese, me numrin e fatkeqësive që u rritën me gati pesë herë nga vitet e 70-ta në dekadën më të fundit, duke treguar se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!