×
  • Lajme
  • Botë

    OKB ngre alarmin: 14,000 foshnja mund të vdesin në Gaza brenda 48 orëve të ardhshme pa ndihmë

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 10:31

    Shefi i çështjeve humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, ka folur për programin Today të Radio 4 të BBC-së në lidhje me sasinë e mjerueshme të ndihmës që Izraeli po lejon të hyjë në Gaza.

    Presioni ndërkombëtar për shkak të një zie buke që po kërcënonte vendin, e detyroi Benjamin Netanyahun të njoftonte të dielën në mbrëmje se do të lehtësonte bllokadën shkatërruese 11-javore të ndihmës për të parandaluar një “krizë urie” në Gaza, por vetëm në një nivel minimal.

    Fletcher tha se pesë kamionë me ndihma shkuan në Gaza dje, por e përshkroi këtë si një “pikë uji në oqean” dhe krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e popullsisë.

    Ai tha se kamionët me ndihma, të cilët përmbajnë ushqim për fëmijë dhe artikuj ushqimorë, teknikisht janë në Gaza, por nuk kanë arritur te civilët pasi janë në anën tjetër të kufirit.

    Fletcher tha se 14,000 foshnja mund të vdesin brenda 48 orësh nëse ndihma nuk arrin në kohë.

    I pyetur se si OKB-ja arriti në këtë shifër, ai u përgjigj: “Ne kemi ekipe të forta në terren dhe sigurisht shumë prej tyre janë vrarë… ne ende kemi shumë njerëz në terren, ata janë në qendrat mjekësore, janë në shkolla… duke u përpjekur të vlerësojnë nevojat.”/vizionplus/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!