×
  • Lajme
  • Botë

    Omicron zbulohet edhe në Spanjë e Suedi

    Reporteri
    29 Nëntor 2021 | 21:10

    Spanja dhe Suedia njoftuan sot se kanë zbuluar rastet e para të infektimit me një lloj të ri të virusit korona, omicron, raporton Reuters.

    Në Spanjë, omicron u zbulua në një pasagjer të ardhur nga Afrika Jugore, raporton gazeta “El Pais”.

    Varianti u sekuencua në një spital të Madridit dhe pacienti ishte në gjendje të mirë, por Ministria e Shëndetësisë nuk dha më shumë komente.

    Agjencia shtetërore shëndetësore e Suedisë ka njoftuar se edhe në këtë vend skandinav është zbuluar një rast me infeksion omicron.

    Mostra është e një jave më parë nga një person i infektuar i cili gjithashtu ka ardhur nga Afrika Jugore, tha agjencia shtetërore. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!