×
  • Lajme
  • Botë

    Pa masa të ashpra anti-COVID, Suedia po del se gjatë 2020-ës pati më pak vdekje sesa shumica e vendeve të BE-së

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 11:54

    Thirrjet për të qëndruar në shtëpi, por pa ndonjë masë të ashpër izolimi anti-Covid, kanë funksionuar në Suedi, duke regjistruar kështu numrin më të ulët të të vdekurve nga ky virus, gjatë vitit 2020, shkruan britanikja ‘Daily Mail’.


    Suedia më së shumti është mbështetur në masat vullnetare, duke u përqendruar në distancën fizike, higjienë të mirë, e kufizime tjera të ‘lehta’, që mundësuan që restorantet dhe dyqanet të qëndrojnë kryesisht të hapura, duke mos e dëmtuar ekonominë, për dallim nga vendet tjera të botës, që vitin e shkuar për muaj të tërë u mbyllën tërësisht, përcjell në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Përkundër që shteti suedez ishte kritikuar për mosndërmarrjen e masave të rrepta parandaluese për përhapjen e virusit pandemik SRAS-COV-2, rezulton se 7.7 të jetë përqindja e të vdekurve në Suedi, duke lënë pas Spanjën me 18% dhe Belgjikën me 16%.

    Sipas këtyre të dhënave, të lëshuara nga ONS e Britanisë së Madhe javën e kaluar, i bie që Spanja, Polonia dhe Belgjika kishin vdekshmërinë më të lartë në Evropë sipas të dhënave, që ka publikuar Daily Mail.

    Suedia u rendit e 18-ta nga 26 vende në atë analizë, e cila u përshtat me strukturat e moshave dhe modelet e vdekshmërisë sezonale.

    Suedinë e la pas Danimarka me vetëm 1.5% të vdekshmërisë në 2020 dhe Finlandën me vetëm 1.0%. /Përktheu: Florjana Hoti – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!