Spitali i dedikuar për virusin vdekjeprurës në Wuhan ka pranuar grupin e parë të pacientëve sot, pasi ky institucion i urgjencës u ndërtua nga e para për vetëm 10 ditë.
Pamjet e fundit tregojnë një ekip të ambulancës që udhëton në rrugët e shkreta të qytetit ndërsa transporton ata që vuajnë nga ky virus vdekjeprurës, transmeton Reporteri.net.
Ndërtimi i Spitalit Huoshenshan, një qendër mjekësore e improvizuar me 1.000 shtretër, mbaroi dje dhe tani po drejtohet nga një grup mjekësh ushtarakë të dërguar në Wuhan nga qeveria qendrore.
Koronavirusi ka vrarë rreth 300 njerëz në Kinë, ndërsa mbi 14000 janë të infektuarit.
Ky virus është shpërndarë në 22 shtete të tjera, përfshirë Anglinë dhe Italinë, ndërsa në Filipine ka vdekur personi i parë i infektuar jashtë Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë vaksinën kundër këtij virusi. /Reporteri.net
Shkoni poshtë për videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.