Televizioni italian “La Sette” transmetoi të dielën xhirime të rralla brenda repartit të terapisë intensive, në një spital të Kremonës në veri të Italisë, ku duket stafi mjekësor që trajton pacientët me koronavirus.
Programi “PiazzaPulita” që transmetoi materialin, njoftoi se stafi I spitali po punonte pa pushim në kushte tepër të vështira pune.
Spitali është tejmbushur me pacientë qe po trajtohen në dhoma të posaçme për të shmangur përhapjen. Disa prej tyre, të lidhur pas ventilatorëve, shihen të kthyer përmbys për të ndihmuar frymëmarrjen.
Deri të premten spitali i Kremonës kishte 148 raste të konfirmuara me koronavirus, 11 prej të cilëve në trajtim intensiv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.