×
  • Lajme
  • Botë

    Pak orë para vizitës së Biden, gjenden 4 bomba në varreza në Irlandën e Veriut

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 20:04

    Policia në Irlandën e Veriut zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.

    ”Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues”, tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.

    Biden pritet të mbërrijë në Belfast sonte vonë, në një kohë të ndjeshme për Irlandën e Veriut, e cila po shënon 25 vjet nga marrëveshja e paqes e së Premtes së Mirë që i dha fund gjakderdhjes në rajon.

    Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!