Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, është lajmëruar në rrjetin social në Twitter, kur kanë mbetur vetëm edhe gjysmë ore deri në mbyllje të vendvotimeve.
Trump është shprehur i bindur në fitore, duke thënë se po kalojnë shumë mirë në gjithë vendin, transmeton Reporteri.net
“Po duket që jemi mirë në të gjitha anët e vendit. Falemnderit”, ka thënë Trump.
Ndërkohë, i pari i Shtëpisë së Bardhë foli para gazetarëve, ku tha se është e vështirë për të të humbas.
“Fitorja është gjithmonë e lehtë, humbja asnjëherë të paktën jo për mua”, ka shtuar Trump i cili i është futur garës për një mandat tjetër për president të SHBA-ve.
Ndryshe, sondazhet po e nxjerrin fitues kandidatin demokrat, Joe Biden, i cili pak kohë më parë u shpreh i bindur në fitore./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.