Në fshatin Tafeghaghte të Marokut, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona, rreth gjysma e fshatit dhe shumë të tjerë janë të zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin.
Në një video të transmetuar nga BBC shfaqen pamjet e fshatit që është kthyer në një shkretëtirë, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të dëgjojnë zëra nga të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.
Megjithatë shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar po zbehet, duke marrë në konsideratë shembjen e ndërtesave që nuk janë projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti të tillë.
Pamjet vijnë nga vendi i cili u godit nga një tërmet shkatërrues të premten, që thuhet se ishte më i fuqishmi në atë rajon në 100 vitet e fundit.
Teksa numri i të vdekurve është duke u rritur, raportet më të fundit flasin për mbi 2400 të vdekur dhe me mijëra tjerë të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.