×
  • Lajme
  • Botë / VIDEO

    Pamje kur studentët dalin në çatinë e universitetit në Pragë për t’u fshehur nga sulmuesi

    Reporteri
    21 Dhjetor 2023 | 17:21

    Çekia është tronditur sot nga një sulm i armatosur që po raportohet se ka lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur.

    Sulmi ka ndodhur në një universitet që ndodhet në qendër të qytetit, ndërkohë që sulmuesi është eliminuar.

    Në media dhe rrjete sociale janë duke qarkulluar fotografi të studentëve të cilët kanë dalë në çati të objektit të universitetit për t’iu shmangur sulmuesit.

    Në universitet ndodhej edhe gazetari çek që punon në Kosovë, Jakob Weizman, i cili përmes një postimi në “X”, ka treguar rreth situatës që po mbretëron në Pragë pas të shtënave vdekjeprurëse.

    “Aktualisht i bllokuar brenda klasës sime në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë. E mbylla derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte. E marrtë djalli”, ka shkruar Wiezman.

    “Lutem të dal i gjallë”, flet gazetari çek që jeton në Prishtinë, por ndodhej atje dhe përjetoi sulmin në universitetin e Pragës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!