Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, i cili është sanksionuar për mbështetjen e tij ndaj luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, është filmuar teksa rrëzohet gjatë një shërbese fetare.
Patriarku Kirill ishte duke mbajtur meshën në një kishë në qytetin e Novorossiysk në rajonin jugor të Krasnodarit pranë Detit të Zi kur u rrëzua në dysheme.
Një zëdhënës i kishës tha se patriarku e lëndoi shpinën pasi rojet e sigurisë aty pranë dhe peshkopët e tjerë nuk ishin në gjendje të reagonin në kohë për të ndaluar rënien e tij.
Patriarku u përpoq të qeshte nga rënia dhe u justifikua duke thënë se gjithçka ndodhi prej rrëshqitjes, shkruan reporttv.
“Fakti që rashë sot nuk do të thotë asgjë. Vetëm dyshemeja është e mrekullueshme, mund ta shikoni veten në të, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Kur uji derdhet mbi të, edhe nëse është i shenjtë, atëherë ligjet e fizikës hyjnë në lojë”, tha ai para besimtarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.