×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje nga momenti kur një veturë bie në det

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 8:19

    Shoferi i një automjeti që udhëtonte në California regjistroi me aparatin e tij celular një aksident të jashtëzakonshëm.


    Ndërsa makina i afrohet një kthesë të majtë, një makinë sportive shfaqet papritmas, duke përshkuar me shpejtësi rrugën.

    Mjeti nuk merr kthesën, por ecën drejt duke kaluar shkëmbin dhe më pas rrëzohet në det.

    Personi, i cili bëri videon njoftoi menjëherë autoritetet, të cilët filluan hetimet.

    Videoja është bërë publike nga autoritetet dhe jo nga personi që regjistroi pamjet tronditëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!