11 persona u vranë nga të shtënat me armë brenda dhe jashtë dy lokaleve të nargjiles në qytetin Hanau të Gjermanisë.
Sipas të dhënave të policisë pesë persona të tjerë mbetën të plagosur natën e kaluar.
Sipas informacioneve të publikuara së fundi personi i dyshuar për të shtënat fatale në qytetin e Hanau është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, teksa në të njëjtën adresë është arrestuar edhe një person i dyshuar lidhur me këtë rast.
Sulmi i parë ndodhi në lokalin ‘Mid Midnight’. Teksa po largoheshin nga vendi i ngjarjes të dyshuarit kanë shtënë me armë edhe në lokalin e dytë me emrin ‘A Arena Bar’.
Një automjet me ngjyrë të errët është parë duke u larguar nga vendndodhja, 12 milje në lindje të Frankfurtit.
Djali i menaxherit të njërit prej lokaleve kishte deklaruar se viktimat janë njerëz që i njohin me vite dhe se dy nga të vdekurit ishin pjesë e stafit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.