Trembëdhjetë orë pas fillimit të sulmeve, në valë e re raketash raportohet se janë lëshuar drejt Izraelit, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve duke postuar pamjet e predhave që përshkojnë hapësirën ajrore izraelite.
Por në disa pamjet të publikuara nga Associated Press, shihet se raketat e lëshuara nga Gaza po ndalen nga sistemi i sofistikuar i Izraelit, i njohur si “Kupola e Hekurt”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Çfarë është sistemi Kupola e Hekurt që është një nga pikat më të rëndësishme në konfliktin e rindezur midis izraelitëve dhe palestinezëve?
Bëhet fjalë për një sistem mobil të mbrojtjes ajrore që punon në të gjitha kushtet e motit. Kjo është, të paktën është parashikuar kështu.
Zhvilluar nga dy firma izraelite: Rafael Advanced Defense Systems dhe Israel Aerospace Industries, qëllimi i tij kryesor është të lokalizojë, përgjojë dhe shkatërrojë raketa që synojnë një zonë të populluar ose të rëndësishme strategjike. Ajo është një pajisje e specializuar në raketa me rreze të shkurtër veprimi që kanë një kohë të shkurtër fluturimi. Sistemi zbulon brenda një rreze prej 4 deri në 70 kilometra dhe rruga e të cilit shkon në vende të populluara ose strategjikisht të rëndësishme. Izraeli shpreson të zgjerojë rrezen e funksionalitetit në 250 kilometra në të ardhmen.Kupola e Hekurt u prezantua në vitin 2011. Siç raportoi Bloomberg në një video në lidhje me teknologjinë disa vjet më parë, rreth 200 milionë dollarë janë shpenzuar për zhvillim. Por është vetëm çështje e zhvillimit, deri më tani janë investuar shumë më shumë para në të gjithë sistemin.
Në prill 2011, pak më shumë se dhjetë vjet më parë, sistemi kapi një raketë të hedhur nga Gaza për herë të parë. Në mars 2012, The Jerusalem Post, sipas versionit anglisht të Wikipedia, shkroi se sistemi rrëzoi 90 për qind të raketave të shkrepura nga Gaza, të cilat do të binin në një zonë të populluar. Deri në fund të vitit 2014, sistemi kishte kapur mbi 1.000 raketa, shkruanin portalet në atë kohë. Siç shkroi Jerusalem Post një muaj më parë në dhjetëvjetorin e sistemit, Kupola e Hekurt ndaloi rreth 2.500 raketa. Në ditët e fundit, ky numër sigurisht është rritur ndjeshëm.
Si funksionon ky sistem?
Automjetet lëvizëse me raketa vendosen në tokë. Është një sistem mjaft i lëvizshëm që mund të kalojë plotësisht nga një vend në tjetrin brenda pak orësh.
“Gjithçka mund të zhvendoset brenda disa orësh. Ne e lëvizim atë shpesh sepse nuk duam që askush të dijë se ku jemi,” tha për Bloomberg më 2016 Liran Cohen, një nga komandantët e ngarkuar të Kupolës së Hekurt.
I gjithë sistemi bazohet në radar të fuqishëm që kap momentin kur një raketë lëshohet nga territori i armikut. Algoritmet, siç shpjegoi Bloomberg, menjëherë përpiqen të vlerësojnë se çfarë lloji të predhës është dhe cili është synimi i raketës. Kur kompjuteri vlerëson se ku do të bjerë raketa, dhe duhen sekonda, Kupola e Hekurt lëshon raketat e saj që synojnë përgjimin dhe shkatërrimin e raketës në ajër.
Valë e re raketash drejt Tel Avivit, 200 të vrarë në Izrael dhe 232 në Gaza