×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje rrëqethëse: Shikoni si fluturojnë nxënësit në ajër pasi aksidentohet autobusi i shkollës

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 8:10

    Një kamera sigurie ka filmuar momentin e aksidentit të një autobusi shkolle në SHBA.


    Autobusi i shkollës goditet nga një automjet, e më pas përmbyset. Pamja e fëmijëve që fluturojnë në ajër, ka shkaktuar tmerr tek prindërit e tyre.

    Një autobus shkolle u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua.

    Pamjet e publikuara nga Ohio State Highway Patrol tregojnë 25 studentë që fluturojnë në tavanin e autobusit.

    Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset.

    Shoferi 74-vjeçar Danny Hupp dëgjohet duke folur me qetësi duke u thënë fëmijëve të shpëtojnë duke dalë nga dritaret dhe dalja e urgjencës.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!