×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Pamje: Rrëzohet një aeroplan në Australi, ka viktima

    Reporteri
    08 Janar 2025 | 10:15

    Një avion u rrëzua pranë ishullit Rottnest afër qytetit Perth të Australisë Perëndimore duke lënë të vdekur  dy turistë nga Zvicra dhe Danimarka. Po ashtu i vdekur ka mbetur edhe piloti.

    Avioni po transportonte gjashtë turistë kur u rrëzua të martën pasdite në ishullin Rottnest, një destinacion popullor turistik rreth 30 km në perëndim të Perthit. Tre turistët e mbijetuar mbetën të plagosur, raportojnë mediat e huaja, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ngushëllimet e mia shkojnë te familjet dhe miqtë e viktimave. Kjo është pa dyshim shumë e vështirë për të gjithë të përfshirët,” tha në një konferencë shtypi kryeministri i shtetit të Australisë Perëndimore, Roger Cook.

    Përplasja ndodhi para pushuesve, përfshirë familjet me fëmijë që pushonin në ishull, shtoi Cook.

    Komisioneri i policisë së shtetit, Col Blanch tha se autoritetet kishin filluar një hetim për shkaqet e përplasjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!