Parlamenti i Malit të Zi gjatë natës së mbrëmshme në një seancë që eskaloi në tensione dhe protesta ka miratuar një projektligj për komunitetet fetare. Pasi shpërtheu konflikti në parlament, kryeministri malazez Dusko Markoviç u largua nga salla, raportojnë mediat malazeze.
Të 17 anëtarët e Frontit Demokratik të opozitës (DF) të Malit të Zi u arrestuan sonte, pas një incidenti në Parlamentin e Malit të Zi. Një nga deputetët e kësaj partie, Milan Knezeviq raportohet se është lënduar, transmeton Reporteri.net.
Mali i Zi është futur në një situatë të tensionuar, pasi qytetarët serbë të këtij shteti kanë bllokuar rrugët dhe po protestojnë pa ndalur, kundër ligjit për bashkësitë fetare.
Tension rreth këtij ligji ka pasur edhe në sallën e Kuvendit, tension i cili ka eskaluar edhe me konflikt fizik në mes të deputetëve, ku është dashur të ndërhy edhe sigurimi.
Projektligji për komunitetet fetare është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë që ka. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/marina.jocic.92/videos/2990393804318349/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.