×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të frikshme: Babai dhe vëllezërit sherr për tokat, përplasen me vetura dhe gjuhen me armë zjarri

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 10:51

    Babai dhe 4 djemtë e tij u plagosën gjatë një përleshjeje për çështje toke në Mardin të Turqisë.


    Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se të afërmit po grindeshin për një copë tokë, por situata u rëndua duke çuar në përdorimin e armëve, përcjell abcnews.al.

    Fillimisht njëri prej personave të përfshirë i përplasi të tjerët me makinë, ndërsa më pas u nxorrën edhe armët e zjarrit.

    Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, por për fat të mirë askush nuk ka vdekur edhe pse pamjet janë të frikshme.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!