Kur virusi vdekjeprurës nisi të përhapej në botë, Kina u cilësua një nga ”fajtoret” më të mëdha, pasi në tregun e tyre kishte edhe kafshë të egra të cilat thuhet se kishin përhapur virusin i cili u bë epidemi globale për një kohë shumë të shkurtër.
Shqetësimi u ndje në tërë botën, pasi u shënuan viktima nga virusi edhe në vendet e tjera.
Epidemia u cilësua si diçka që mund të përhapej nga kontakti, pra nga një person në tjetrin, duke e bërë situatën më alarmante e më të ndjeshme. Por, disa kinezë kanë zgjedhur ta vandalizojnë tërë këtë çështje, derisa e tërë bota është duke tentuar ta shmang.
Videoja e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon disa persona në ashensor të cilët pështyjnë vetëm që virusi të përhapet, dhe të ketë më shumë të infektuar. Kjo është parë si diçka jo normale, dhe tejet e bezdisshme nga të gjithë komentuesit.
Deri tani janë shënuar rreth 2,626 vdekje nga ky virus, kurse rreth 79.707 persona konfirmohen si të prekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.