CNN ka publikuar pamjet video nga kamerat trupore të terroristëve të Hamasit nga dita e sulmit në Izrael më 7 tetor.
Këto pamje siç raportohet i janë dhënë mediumit nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, transmeton gazeta online Reporteri.net.
IDF tha se publikoi pamjet për të treguar realitetin e asaj që ndodhi më 7 tetor, ditë kjo që zyrtarët izraelitë e krahasojnë me 11 shtatorin.
Numri i viktimave ka shkuar në rreth 1200.
Në pamje shihet aksioni që nisi kur mëngjesi ende nuk kishte gdhirë. Një grup militantësh të Hamasit janë duke pritur, disa prej tyre të ngarkuar në një kamionçinë të bardhë dhe të tjerët në motoçikleta. Ata kalojnë kontrollet përfundimtare, kontrollojnë për armë dhe nëse video është duke u regjistruar. Një shpërthim në distancë është sinjali i tyre për të lëvizur. Ata shihen duke nxituar drejt kufirit duke thirrur ‘Allahu Ekber’ (Zoti është i madh). Pas tre minutash vozitje, ata kalojnë gardhin e parë kufitar midis Gazës dhe Izraelit. Shihet se si është dëmtuar gardhi, dhe terroristët po kalojnë nëpër hapje.
Në atë video, tunelet e Hamasit në Gaza u panë për herë të parë.
Videoja e sulmit zgjat plot 100 minuta. CNN ka konfirmuar se vendndodhjet përputhen me pamjet e tjera të sulmit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.