×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të rënda: Me duar të lidhura, gjenden të djegur 11 persona, dyshohet se u dogjën për hakmarrje nga ushtarët e Birmanisë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 10:32

    Njëmbëdhjetë njerëz, mes tyre edhe adoleshentë, u kapën dhe u masakruan nga trrupat qeveritare të Birmanisë në një fshat në rajonin e Sagaing, në verit të vendit, pak para se vendasit të gjenin mbetjet e djegura të tyre.

    Rreth 100 ushtarë bastisën Done Taw në qytetin Salingyi rreth orës 11:00 të mëngjesit pasi luftëtarët guerilë hodhën eksplozivë në një sulm kundër një autokolone ushtarake që udhëtonte aty pranë, raportojnë mediat lokale, transmeton Reporteri.net.

    Fshatarët gjetën trupat e djegur keq të 11 viktimave disa me duar të lidhura, duke bërë që shumë të supozojnë se ishin djegur të gjallë.

    “Viktimat po strehoheshin në një kasolle të improvizuar ndërsa po iknin nga ushtria që po sulmonte fshatin e tyre,” tha dikush që po ndihmon për të organizuar funeralet e tyre.

    Pamjet në vijim kanë përmbajtje të rëndë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!