×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të rënda: Polici amerikan vret me 9 plumba të moshuarin në karrocë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 12:12

    Policia amerikane tha të martën se një polic në Tucson do të përjashtohet nga puna, pas publikimit të videos ku ai shihet duke qëlluar me armë një burrë që po lëvizte me karrocë përderisa po i kërkonte që të ndalej nën dyshimin për vjedhje në shitore.

    Pamjet nga kamera në trupin e një policeje e shfaqin 61-vjeçarin Richard Lee Richards duke hyrë në një dyqan përmes karrocës para se polici Ryan Remington e qëllon nëntë herë me pistoletë nga prapa. Richards u shpall i vdekur pak kohë më pas.

    Para se i moshuari të hynte në shitore, një punëtor kishte raportuar se ai dyshohej se ka vjedhur një kuti me vegla, bëri të ditur komandanti lokal i policisë, Chris Magnus. Kur iu kërkua që ta tregonte faturën, punëtori i tha policisë se Richards nxori një thikë dhe i tha: “Ja fatura jote”.

    Pasi i dyshuari doli nga shitorja, polici e ndoqi nëpër parkingun e veturave dhe i kërkoi që të ndalej, shkruan “USA Today”.

    “Duhet të ndalesh. Ai ka thikë në dorën tjetër”, dëgjohet dikush duke thënë me zë të lartë. Përderisa polici thotë “Mos shko në shitore, zotëri”, edhe kolegia e tij e nxjerr pistoletën.

    “Ndalu tani. Duhet të ndalesh” – i thotë policja të dyshuarit, por në atë moment kolegu i saj i fillon të shtënat, sipas pamjeve të siguruara nga kamera në trupin e polices.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!