×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të sulmeve të 11 shtatorit që nuk na është lejuar t’i shohim më parë

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 10:40

    Sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe ndaj Pentagonit më 11 Shtator 2001 ishin të pashembullta. Jehona e këtyre sulmeve ndjehet ende edhe sot.


    Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme, transmeton Reporteri.net.

    Arkivistët që blenë një sasi të CD-ve në një shitje gjetën 2,400 foto të Ground Zero në Nju Jork të marra pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001.

    Ato duket se janë marrë nga një punëtor ndërtimi i paidentifikuar që ndihmoi në pastrimin e rrënojave të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe zonës përreth.

    Albumet digjitale përfshijnë imazhet e Ground Zero të marra si në nivelin e tokës dhe nga lart, stafi i ndërtimit në punë dhe të brendshme të dëmtuara të blloqeve që rrethojnë kullat. /Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!