Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, gjatë ditës së djeshmeka zbuluar fotografitë e para të marra nga roveri i saj Perseverance në planetin Mars.
Imazhet tregojnë sipërfaqen e planetit të kuq, duke konfirmuar që roveri, një pajisje për eksplorimin e sipërfaqes planetare, ishte ulur në gjendje të sigurt dhe mundi të jepte informacionin se ku kishte rënë.
Imazhi i parë tregoi horizontin, si dhe sipërfaqen para roverit. Ai gjithashtu tregon vetë roverin, si një hije në pjesën e përparme të fotografisë.
Në ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje të tjera mahnitëse nga planeti Mars.
Mars, fascinating. pic.twitter.com/WSyq8Ojna2
— Anonymous (@YourAnonOne) February 19, 2021
Roveri me gjashtë rrota, më i madhi dhe më i avancuari i NASA-s, ateroi të enjten, pas një udhëtimi shtatëmujor, prej 470 milionë kilometrash nga Toka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.