Disa pamje të tmerrshme janë kapur nga kamerat, ku shihen disa punëtorë të një fabrike duke larguar me dhëmbët e tyre kockat nga këmbët e pulës, para se t’i nxjerrin për t’i shitur në publik, transmeton Reporteri.net.
Pamjet skandaloze u filmuan nga punëtorët e higjienës që vizituan fabrikën në Nong Khai, në Tajlandë veriperëndimore, gjatë së martës.
Në video, tetë punëtorë mund të shihen të ulur para shportave plastike plot me këmbë pule.
Ndërkohë, zyrtarët shihen duke qëndruar përreth tyre derisa punëtorët me dhëmbët e tyre largojnë kockat nga këmbët e pulave. Punëtorët me dhëmbë i largojnë kockat para se t’i pështyjnë në tokë.
Në pamje pastaj ipet një këndvështrim tjetër, ku shihet një nga punëtorët që përdor pincë për të hequr kockat nga këmbët, procedurë e cila siç shihet zgjatë shumë më shumë.
Videoja përfundon menjëherë pas kësaj.
Zyrtarët e higjienës u zemëruan pasi mësuan se personelit iu ishte ndaluar përdorimi i pajisjeve të duhura nga shefat e fabrikës, të cilët thanë se ishte “pesë herë më shpejt”duke e bërë këtë procedurë me dhëmbë.
Në fund, ata udhëzuan pronarin 31-vjeçar të fabrikës që të ndryshojë metodat e tij.
Guvernatori i provincës, Ronnachai Jitwiset tani po heton fabrika të tjera në rajon mes dyshimeve se edhe të tjerët mund të përdorin metodën jo-higjenike të përpunimit të ushqimit për një nga pjatat më të njohura të vendit. /Reporteri.net