×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të tmerrshme, rrokulliset autobusi – humbin jetën 14 pasagjerë

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 17:40

    Në Marok kanë humbur jetën 14 persona deri 29 tjerë kanë pësuar lëndime, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrokullis në urë pasi shirat e rrëmbyeshëm kishin përmbysur gjithë zonën.


    Sipas mediave lokale ekipet emergjente kanë filluar kërkimin e personave të zhdukur, kurse autobusi ishte rrokullisur në afërsi të Erasidi, një rajon kryesisht i thatë me të reshura shumë të rralla, por që këto ditë i janë shndërruar rrugët në lumenj si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm.

    Autobusi po udhëtonte nga Kazablanka dhe kishte për destinacion Risaninë, qytet ky në afërsi të kufirit mes Marokut me Algjerinë.

    Siç raportojnë mediat lokale shoferi i autobusit fillimisht cilësohej si i zhdukur, por në orët e hershme të ditës së sotme është shfaqur në spital ku ka kërkuar ndihmë.

    Nuk dihet saktë se si persona ishin brenda autobusit të rrokullisur që e mori me vete uji i rrëmbyeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!