×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje tmerruese nga Teksasi, qytetarët fshihen për t’i shpëtuar sulmuesit mizor

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 22:40

    Së paku 18 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të armatosur në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit.


    Sulmi ka ndodhur këtë të shtunë në dyqanin e rrjetit të njohur, “Walmart”, ndërkaq dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Reporteri.net.

    Në mediat e huaja janë publikuar disa pamje të rënda ku blerësit që ishin në qendrën tregtare tentojnë të fshihen për ti shpëtuar vdekjes.

    Në pamjet e publikuara shihet një burrë i cili fshihet nën një tavolinë metali, ndërkohë që sulmuesi po qëllonte pa pushuar.

    Lidhur me këtë sulm deri më tani janë arrestuar tre të dyshuar./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!