Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale, ku shihen një grup afganësh duke bartur një foshnje tek ushtarët amerikanë mbi murin e aeroportit të Kabulit.
Ndërsa mijëra njerëz afganë po prisnin të dëshpëruar për t’u shpëtuar nga ushtria amerikane, ata zgjodhën të shpëtojnë një foshnjë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
Videoja tregon se si qindra njerëz që qëndronin jashtë Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”, duke pritur të siguronin një vend për të ikur nga aty.
Ekziston një tela me gjemba që ndan trupat amerikane dhe britanike nga mijëra afganë të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi në aeroportin e Kabulit.
Një zyrtar i lartë i ushtrisë britanike tha se janë parë shumë gra duke hedhur fëmijët e tyre siper mbi murin me tela ,duke u kërkuar ushtarëve amerikanë t’i kapnin nga ana tjetër.
“Ishte e tmerrshme, gratë po i hidhnin foshnjat e tyre mbi telat e rrojës, duke u kërkuar ushtarëve t’i merrnin, disa u kapën në tela,” tregoi ushtari britanik.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.