×
  • Lajme
  • Botë

    Pamjet e apokalipsit gjerman, 133 të vdekur, qindra të humbur

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 11:37

    Vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuarit pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë të gjithë Gjermaninë Perëndimore.


    Sipas mediave, bëhet e ditur se nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet katastrofike, numri i viktimave ka shkuar në 133, gjithashtu vijojnë të jenë qindra të humbur. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuarit me zjarrfikësit që shfaqen të tronditur nga tërheqja e trupave nga makinat e marra nga ujërat.

    Megjithëse operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonën e katastrofës, autoritetet po lënë të hapur mundësinë e një rritjeje të numrit të të vdekurve.

    “Ne spekulojmë se do të ketë më shumë vdekje, por nuk e dimë sa” , tha Sekretari i Brendshëm i Nordrhein-Westfalen Herbert Reoul.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!