×
  • Lajme
  • Botë

    Pamjet e para pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak, momenti kur policia arreston të dyshuarin

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 15:39

    Janë publikuar pamjet e para të atentatit ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico.

    Fico, është dërguar në spital pas një incidenti me të shtëna, raportojnë mediat lokale sllovake, transmeton The Guardian.

    Mediumi “Denník N” shkruan se një nga reporterët e tij nuk e pa vetë incidentin, por dëgjoi disa të shtëna dhe më pas pa kryeministrin të ngrihej nga rojet e sigurisë dhe u fut në një makinë.

    Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!