×
  • Lajme
  • Botë

    Pamjet e para të “përbindëshit” kinez, kështu duket koronavirusi vdjekjeprurës

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 13:56

    Fotografitë e para në shkallë të gjerë të koronavirusit vdekjeprurës që vrau të paktën 26 njerëz dhe infektoi rreth 830 të tjerë në qytetin kinez Wuhan janë publikuar së fundmi në media.


    Instituti i Mikrobiologjisë së Akademisë së Shkencave Kineze ndau imazhet të Premten ndërsa vendi përballet me sigurimin e karantinës për mbi 18 milion njerëz, transmeton Reporteri.net.

    Të infektuarit kanë simptoma që fillojnë nga ftohja e zakonshme deri tek infeksioni i rëndë i mushkërive, dhe kundërmasat e tanishme, siç janë vendosja e maskave, dezinfektimi në masë dhe ndryshimet në temperaturë tani për tani nuk janë në gjendje ta parandalojnë.

    Pas 26 viktimave dhe qindra të prekurve nga koronavirusi në Kinë, qyteti në të cilin u shfaq pikërisht ky virus Wuhan është izoluar nga ana e transportit. Të gjitha shërbimet e transportit janë mbyllur por edhe shumë vende të botës kanë anuluar fluturimet drejt këtij qyteti, ndërkohë banorët e Wuhan duan të braktisin qytetin por nuk munden. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!